Van Gaal: Arsenali më i mirë se Chelsea

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka dhënë një deklaratë me të vërtetë interesante, duke thënë se skuadra e Arsenalit është më e mirë se ajo e Chelseas.

Sport

17/05/2015 09:34

Van Gaal ka thënë se Arsenali është një skuadër më e mirë se Chelsea.

“Unë mendoj se mentaliteti fitues është një kualitet i kampionit”, tha Van Gaal.

“Unë mendoj se Arsenali është skuadër më e mirë se Chelsea, mirëpo ata nuk e kanë finalizimin si Chelsea. Ajo vjen nga talentët dhe lojtarët me eksperiencë si John Terry e Gary Cahill”, përfundoi Van Gaal.