Kosova definoi kufirin me Serbinë, falë marrëveshjeve të Brukselit

Fitoren më të madhe të dialogut Kosovë-Serbi, ministrja për Dialogun, Edita Tahiri e konsideron Marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, e cila e ka definuar kufirin ndërmjet dy shteteve.

Lajme

17/05/2015 08:58

Në një intervistë dhënë gazetës Zëri, Tahiri tha se dialogu me Serbinë i ka sjellë shumë të mira shtetit të Kosovës. Sipas saj, pos menaxhimit të integruar të kufirit, një marrëveshje tjetër shumë e rëndësishme është edhe ajo për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe marrëveshja për bashkëpunim rajonal.

Ndërkaq, marrëveshja më e pazbatuar konsiderohet ajo për pranimin e diplomave universitare.

Sipas Tahirit, dialogu me Serbinë do të përfundojë nën kohën kur dy shtetet do ta njohin njëri-tjetrin, kure ajo besonq ë kjo do të ndodhë para anëtarësimit të Kosovës e Serbisë në BE. /Zëri/