Kurir: Shqiptarët do të sulmojnë Vranjën, Nishin dhe Kralevën

Një dokument top sekret i inteligjencës serbe, paralajmëron liderët e shtetit të Serbisë se shqiptarët po planifikojnë të kryejnë sulme në veri të Kosovës dhe në pjesën qendrore dhe jugore të Serbisë, duke përfshirë Vranjën, Nishin dhe Kralevën.

Lajme

17/05/2015 00:16

Në një shkrim të gazetës serbe Kurir ku i referohet një dokumenti top sekret të shërbimit sekret serb, thuhet se objektiv i sulmit janë forcat e sigurisë të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë serbe e cila gjatë dhe pas zhvillimeve në Kumanovë, nuk ka ndaluar së spekuluari lidhur me grupe të armatosura shqiptare, thotë se organizatorë të këtyre sulmeve janë Ramush dhe Daut Haradinaj, e edhe Shefkt Musliu, ish komandant i UÇPMB-së, i cili ndodhet në Kosovë. Kjo gazetë kishte spekuluar edhe për rastin e Kumanovës ku kishte shkruar se lufta e vërtetë atje do të fillonte më 12 maj, gjë që në fakt doli të jetë vetëm një dezinformatë. (lajmi.net)