Kryeministri Rama takon krerët politikë shqiptarë të Maqedonisë (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot gjatë ditës, derisa ka zhvilluar fushatën elektorale në qytetin e Pogradecit, ka pritur në takim edhe liderët politikë të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme

16/05/2015 23:33

Rama këtë e ka bërë me dije në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka postuar disa fotografi me Ali Ahmetin, Menduh Thaçin dhe me kryetarin e Komunës së Strugës, Zijadin Sela.

Kryeministri shqiptar në këto takime ka qenë i shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Por, ai nuk ka komentuar se për çfarë kanë biseduar ata. “Sot në Pogradec me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Maqedoni”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ky takim vjen pas situatës së tensionuar politike të krijuar në Maqedoni, sidomos pas rastit të Kumanovës.

3

2

4