Deputeti Zafir Berisha mohon të jetë ftuar në bazën ushtarake amerikane në Gjermani

Pas një lajmi, të publikuar në lajmi.net, rreth vizitës së disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një bazë ushtarake në Gjermani, dhe listës së bërë nga Ambasada Amerikane në Kosovë, se cilët deputetë nuk mund të jenë pjesë e delegacionit 15 anëtarësh, ka reaguar deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha.

Lajme

16/05/2015 23:18

Ai në reagimin e tij thotë se nuk ka kërkuar që të jetë pjesë e kësaj vizite e as nuk është ftuar nga dikush.

Lajmi.net, dëshiron të sqarojë deputetin Berisha, dhe lexuesit, se në lajmin e publikuar, thuhet se Ambasada Amerikane i ka dërguar organizatorit të kësaj vizite, një listë me emrat e deputetëve kosovarë, të cilët nuk i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e delegacionit, që do të vizitojë bazën ushtarake amerikane në Gjermani.

Emrat e deputetëve fillimisht janë dërguar në Ambasadën Amerikane për verifikim, para se atyre t’u dërgohej ftesa.

Rrjedhimisht, emrat e deputetëve, duke përfshirë edhe deputetin Berisha, janë hequr nga lista në Ambasadën Amerikane, para se lista të shkonte në Kuvend. (lajmi.net)

Regimi i plotë i deputetit Berisha, i paredaktuar nga lajmi.net

Miq te nderum, rastesishte e pashe ne disa ,,paqavura,, tu laku edhe emri im per njfar vizite te deputeteve ne Gjermani. Me then dreten prej ketyre ,,paqavarave,, e kuptova se dikush nga koleget ka vizit ne Gjermani, kur po i lexoi disa nga rrenat prefide shpeshe here po them a eshte fjala per mu apo per ndenje Zafir tjeter. Un as qe kam kerku me shku naj vizit si deputet as edhe kushe ska kerku me qen pjen e ndonje ekipi per vizit jashte Kosoves, keshtu per keto ,,paqavurat, kur te rrejn tjera here, rrenate eshte mir me krypos pake.

Z.B