Mjeku organizon mbledhjen e mbeturinave të plastikës për të blerë një skaner (Foto)

Shembujt e mirë të kontributit në shoqëri nuk kanë dallime etnike apo racore. Një i tillë vjen nga një mjek nga Serbia, i cili ka organizuar mbledhjen e mbeturinave të plastikës, për të blerë pajisje mjekësore për Shtëpinë e Shëndetit në Paraçin.

Lajme

16/05/2015 21:48

Mjeku Ivan Bozhiniviq thotë se ideja i erdhi kur pa në shtypin e tij se për çdo javë mbush dy qese me mbeturina nga plastika.

Ai filloi të organizojë një fushatë për vetëdijesim edhe të familjeve tjera që mbeturinat plastike t’i ndanin dhe ti dërgonin ato një një vendgrumbullim, dhe me paratë e siguruara të bliheshin pajisje mjekësore për Shtëpinë e Shëndeti ku ai punon që komuniteti të mund të marrë shërbime sa më të mira mjekësore, transmeton lajmi.net.

Aktualisht thotë se janë 300 familje që i janë bashkuar fushatës së tij, por pret që të bëhen 3 mijë e ndoshta një ditë edhe 30 mijë.

Deri tash ai ka arritur të blejë një skaner, por nëse fushata e nisur prej tij vazhdon të ketë sukses, do të blejë edhe pajisje tjera që do të vendosen në Shtëpinë e Shëndetit në Paraçin, në shërbim komunitetit.