Kushtet që duhet plotësuar të afërmit për t’i vizituar të burgosurit e Kumanovës

Të arrestuarit në Kumanovë nuk mund të vizitohen nga familjarët e tyre pa i plotësuar disa kushte.

Lajme

16/05/2015 20:19

Për këto kushte Express ka marr përgjigje nga Ambasada e Kosovës në Shkup. Në përgjigjen e Ambasadës tregohet në detaje se çfarë duhet të bëjnë familjarët për ti vizituar të afërmit e tyre të burgosur.

Përgjigja e plotë e Ambasadës:

Lidhur me vizitën e familjareve te të arrestuarave te rastit te Kumanovës, Ambasada e Kosovës ne Shkup ka bere publike kushtet për vizite, zyra jone vetëm jep informacion shtese, qe te lehtëson procedurën si vijon: 

Vizitat janë me date 19 dhe 20 maj, dhe 3 dhe 4 qershor 2015 nga ora 09 00h deri 15 00h

Te drejte vizite kane: Babai, nena, bashkëshortja, fëmijët e moshës madhore, vellau dhe motra.

Vizituesi bën kërkesë për vizite ne Gjykatën themelore Shkupi1 Shkup respektivisht te gjykatësi i procedurës paraprake pran Gjykatës se lartpërmendur.

Personat qe vijnë ne vizite duhet te dëshmojnë afërsinë familjare me këto dokumente:

Certifikate lindje

Certifikate kurore dhe

Certifikate lindjeje te te arrestuarit.

Për Identifikim pasaportën e vizituesit.

Certifikatat duhet te përkthehen ne Gjuhen Maqedone dhe te notarizohen.

Te arrestuarit gjinden ne Qendrën e paraburgimit Shutke-Shkup.

Familjaret kane te drejte tu sjellin çdo dite nga ora 09 00h deri 15 00h ushqim dhe veshmbathje deri ne 5 kg.