‘Juventus B’ mposht Interin midis San Siros (Video)
Juventusi ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te skuadra e Interit me rezultat 2-1, edhe pse Biankonerëve i kanë munguar shumë lojtar kryesor në këtë takikm.

Sport
Paraqitja e Juventusit me shumë lojtarë që nuk janë në formacionin bazë të skuadrës, është quajtur nga mediat italiane si një ‘Juventus B’. Sidoqoftë, ata arritën të shënojnë fitore në udhëtim te Interi.
Ishin nerrazzurët ata të cilët kaluan të parët në epërsi falë golit të shënuar nga Icardi në minutën e 9’ para se Marchisio të shënojë (42’) nga penalltia për të barazuar rezultatin.
Dhe, në minutën e 83’ Alvaro Morata shënon për t’i dhënë fitoren skuadrës së Juventusit nga ky takim.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 83 pikëve, ndërsa Interi është në vendin e tetë me 52 pikë.
https://vine.co/v/eKVw3vDEY6a
https://vine.co/v/eKV2jAtlI7r
