Reali do ta rikthejë Moratan

Sipas raporteve më të fundit nga mediat spanjolle, mësojmë se Real Madridi do ta rikthejë në skuadër ish-sulmuesin, Alvaro Moratan.

Sport

16/05/2015 19:34

Sipas raportit të bërë nga AS, mësojmë se Real Madridi do ta rikthejë Moratan në Santiago Bernabeu.

Kjo pasi lojtari po kalon në një formë fantastike me Juventusin, dhe ka qenë njëri nga më meritorët që skuadra italiane e eliminoi Realin nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

Përndryshe, në kontratën e Moratas, shkruan se nëse Reali paguan 30 milionë euro, atëherë mund ta rikthejë në Bernabeu.