Tevez: Kujdes nga Messi

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka veçuar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi si rrezikun kryesor për finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

14/05/2015 09:20

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi si rrezikun kryesor për finalen e Ligës së Kampionëve.

“Messi është futbollisti më i mirë në botë, edhe në gjysmëfinale ai bëri gjëra të çmendura. Ai është futbollist nga një tjetër planet. Kurrë nuk kam pasur probleme me të”, deklaroi Tevez për “Sky”.

“Ne e merituam këtë finale. Tani do të shkojmë në Berlin për një sfidë të madhe kundër Barcelonës”, shtoi ai.

“Ne jemi një skuadër, askush nuk kishte besuar se mund të arrijmë deri këtu”, përfundoi Tevez.