Një ecje prej 2 minutave mund të zvogëlojë rreziqet nga qëndrimi i tepërt ulur
Me dëshmitë se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore është e pashëndetshme për ne, shumë prej nesh natyrisht pyesim se si duhet t’ia bëjmë?
Lifestyle
A duhet të ngrihemi, apo thjeshtë nuk duhet të qëndrojmë shumë ulur? A duhet të bëjmë shëtitje ose të lëvizim nëpër dhomë?
Një studim i ri ofron një perspektivë të dobishme, duke sugjeruar se edhe vetëm disa minuta në orë lëvizje në vend të qëndrimit ulur në karrige mund të zvogëlojë dukshëm dëmin e uljes së tepërt, transmeton Lami.net.
Pasi që shumica prej nesh tani e dimë çfarë duhet të bëjmë, duhet ta dimë se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore rritë mundësinë e rrezikut nga diabeti, sëmundje të zemrës, obeziteti, probleme të veshkave dhe vdekje të parakohshme.
Këto rreziqe mbeten të rritura edhe në qoftë se dikush ushtron, por pastaj shumicën e kohës e kalon duke qëndruar në karrige.
Kështu që, nëse puna juaj është që të qëndroni për orë të tëra në karrige, brenda çdo ore bëni 2 minuta ecje sepse është më mirë për ju.