Komandant Hoxha: Ali Ahmeti i futi në luftë, pastaj u tërhoq

Ali Ahmeti dy ditë para vrasjeve në Kumanovë ka folur me telefon me njërin prej komandantëve të UÇK - Komandant Malishevën.

Lajme

11/05/2015 22:51

Xhezair Shaqiri, ose Komandant Hoxha, ka thanë se Ali Ahmeti ka pas takim me ish-komandantet e UÇK-së, dhe dy ditë para rastit në Kumanovë Ali Ahmeti ka folur me Muhamet Krasniqin-Komandant Malishevën në telefon.

Shaqiri tha se ky është një konspiracion shtetëror.

Komandant Hoxha këto komente i ka bërë në emisionin ‘Rrokum Roll’ të TV Rrokum. Ai ka thanë se Ali Ahmeti këta njerëz i ka fut në betejë dhe në fund nuk i ka tërhequr.

Sipas tij, Beg Rizaj ështrë i manipuluar prej strukturave të BDI-s për çështje kombëtare dhe rrethanat e luftës.

Komandant Hoxha tha se i ka lutur këta djem se janë në misionin e gabuar, por at,a sipas tij, i ka ftuar ë dikush se brenda tre-katër ditësh duhet ta bëjnë aksionin, në përvjetorin e Harun Aliut.