Arrestohet personi që kreu tentim vrasjen dje në Pejë
Në qytetin e Pejës, dje në orën 17:20 është raportuar për një tentim vrasje.

Lajme
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person ka njoftuar se derisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Nga të shtënat me armë, personi që ngiste ka marrë lëndime trupore si pasojë e thyerjes së xhamave të veturës, dhe ka marr tretman mjekësor.
Policia gjatë kontrollit në një shtëpi të një të dyshuari, ka gjetur dhe konfiskuar një revole Bertetta e kalibrit 7.65 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan Zëri.