Ja cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së personit më të vjetër në botë
Misao Okawa, personi më i vjetër në botë që vdiq pak javë pasi e festoi ditëlindjen e 117-të, kishte treguar sekretin e jetëgjatësisë së saj para se të vdiste.
Lifestyle
Japonia kishte mbajtur zi për vdekjen e personit më të vjetër në botë Misao Okawa më 1 prill.
E lindur më 5 mars 1898, Okawa vdiq nga dështimi i zemrës vetëm pak javë pasi e festoi ditëlindjen e 117-të.
Por, ajo nuk vdiq para se ta zbulonte atë që ajo e konsideroi të jetë sekreti për jetën e saj të gjatë dhe të lumtur, transmeton Lajmi.net.
Dhe kjo është diçka që shumica me siguri do të pajtohen për ta bërë më shpesh.
“Ngrënia e gjërave të shijshme është çelësi i jetëgjatësisë sime”, kishte thënë ajo për Japan Times.
Kjo përfshinte petë ramen dhe mish viçi – si dhe sushi. Ajo gjithashtu kishte ngrënë tortë për të festuar ditëlindjen e saj të 117-të.
E pyetur se si u ndje për 117 vjetët e saj pasi që pranoi një buqetë me lule për ditëlindje, ajo u përgjigj: “Mu dukën mjaft të shkurtër.”
Japonia ka më shumë se 58,000 njëqindvjeçarë, sipas qeverisë, që është më shumë se çdo vend tjetër në botë, transmeton Lajmi.net.
Rreth 87% e njëqindvjeçarëve në Japoni janë gra.