Një i vdekur nga përplasja e dy trenave në Austri
Një aksident vështirë i imagjinueshëm, por që mund të përfundonte edhe më keq, kur dy trena udhëtarësh u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur rëndë.
Bota
Aksidenti ndodhi sot pranë qytetit austriak, Grac, ndërkohë që sipas hetimeve del se trenat udhëtonin në të njëjtin binar.
Nga aksidenti mbeti i vdekur makinisti i njërit tren, ndërkohë që fatmirësisht dy trenat kishin shumë pak udhëtarë, vetëm 10, ku nëntë prej tyre përfunduan me plagë në spital.
“Shkaku i aksidentit ishte një gabim njerëzor, pasi nuk ishte respektuar një sinjal ndalimi, që një makinist as që mund ta mendojë, jo ta bëjë”, tha drejtuesi i hekurudhës rajonale, Helmut Wittmann, transmeton ATSH.