Ja cilin portal do të padis Rovena Stefa!
Këngëtarja Rovena Stefa, pas fotove seksi që postojë Gazeta Express ka reaguar duke thënë se ajo do ta padis Gazetën

ShowBiz
Ka kohë që nuk ka qenë aktive me videoklipe, por tani ka vendosur që ta bëj një të ri.
Kjo është këngëtarja Rovena Stefa e cila pas shkrimit në Express me titull, “Skandaloze: Rovena Stefa pritet të lansojë një porno muzikore”.
Ja çfarë shkruan Rovena në një status të saj në Facebook:
Jam shume e indinjuar me shkrimin e paprecedente te gazetes pornografike Express! Sapo kam mbaruar videon, duet me Tonin dhe mora vesh per shkrimin vulgar kunder meje. Video del ne daten 9 dhe une nuk kam bere porno. Une kam bere nje ” Belfie”artistike ( foto e te pasmeve) .
Eshte thjesht nje shprehje e realitetit te rrjeteve sociale, ku gjen perdite vajza te zakonshme ne poza te tilla, per te mos perjashtuar yjet boterore si JLo, Beyonce, Kim Kardashian, etj. transmeton gazetaexpress
Arti ka per detyre te pasqyroje realitetin ne nje forme me te larte.Nuk e di se si ata kane arritur ata te futen ne skenat e mia te xhirimit, por me siguri qe kjo duhet te jete e lehte derisa kane mesuar te futen ne krevatet e te tjereve. Fyerjet dhe shpifjet e tyre do t’i sqaroje vetem gjyqi!! lajmi.net