Bugatti plotëson ëndrrën e vogëlushit me leukemi (Video)
Një djalosh 7 vjeçar u gëzua shumë kur ëndrra e tij më në fund u bë realitet.
Fun
Michael, 7 vjeçar, që vuan nga një sëmundje e rëndë si leukemia, ka kaluar nëpër kohë të vështira në jetën e tij të shkurtër. Por, kjo nuk e ka penguar atë të krijojë një pasion për super-vetura, të cilat ai filloi t’i pëlqejë shumë duke luajtur video-lojëra.
Tani, falë një fondacioni ‘Make-A-Wish’ dhe një përfaqësie të Bugatti në Dallas, ky djalosh më në fund përjetoi ëndrrën e tij duke hipur në një Bugatti, transmeton Lajmi.net.
Ai nuk ishte vetëm në veturë sigurisht, me të ishte vozitësi Butch Leitzinger dhe Michael realizoi ëndrrën e tij duke udhëtuar në një Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse.
Ta shikosh reagimin e këtij djaloshi kur ëndrra e tij bëhet realitet është diçka e mrekullueshme. Shikojeni edhe vetë: