Kështu do të duket stadiumi i ri i Milanit (Video)
Milani edhe në mënyrë zyrtare ka publikuar me anë të një videoje planin zyrtar për stadiumin e ri që pritet të jetë sensacional.
Sport
Ndonëse viteve të fundit nuk po i ecën mirë në futboll, drejtuesit e skuadrës rosonere kanë bërë planin për një stadium sensacional.
Në planin e publikuar nga skuadra e Milanit, shihet se stadiumi do të jetë njëri nga më modernit në europë.
Në një njoftim të skuadrës, bëhet i ditur se stadiumi do të jetë lehtë i arritshëm përmes transportit publik në Milano, teksa përvec futbollit, do të jetë një qendër atraktive rekreacioni dhe një vend edukativo-social.
Ndryshe, rossonerët e ndajnë stadiumin San Siro bashkë me rivalin lokal, Inter.