Vetura e parë fluturuese në Kinë
Kina është e mbushur me vetura të çuditshme. Njerëzit e këtij vendi mund të krijojnë çdo gjë duke përdorur disa kombinime të makinave dhe shumë imagjinatë.
Fun
Oferta më e fundit e çmendur kineze është ‘vetura helikopter’ e quajtur ‘Ëndrra e Kinës’. Ëndrra kineze për një veturë fluturuese tashmë ka hapur debat, pas daljes në publik të kësaj veture të çuditshme.
Më e çuditshme akoma është se kjo veturë nuk mund të fluturojë fare. Kjo është pikëlluese për ta, por argëtuese për ne, transmeton Lajmi.net.
Krijuesi i veturës, Yuan Jingying, e dizajnoi atë vetëm për nipin e tij, që të shkojë ta marrë atë nga shkolla dhe ta vozitë nëpër qytet me nënën e tij.
I morri pesë vite kohë për ta ndërtuar, por kjo kohë e shpenzuar ia vlejti pasi që vetura ka një kabinë të madhe dhe ajër të kondiconuar.
Kush e di, ndoshta pas pesë viteve kjo veturë mund edhe të fluturojë!