Vali Corleone ka tokë në mars! (VIDEO)
Vali Corleone, i njohur edhe si “Princi” nga Gjilani është kthyer sërish në një intervistë në Klan TV në emisionin “Zonë e Lirë “, ku ka lënë pa fjalë me atë që ka rrëfyer...

ShowBiz
Vali gjatë kësaj interviste ka treguar se si është vrarë familja e tij. Derisa ka rrëfyer një histori të pa dëgjuar deri më tani për familjen e tij.
“Këtë histori nuk e dine as familja. Tani këto gjera janë duke i dëgjuar për herë të parë edhe familja”, ka thënë ai.
Ai gjatë kësaj interviste ka treguar edhe cilit besim i përket. “Princi” ka dhënë një deklaratë interesante duke thënë se është edhe i krishterë, njëkohësisht edhe mysliman, transmeton Telegrafi.
” Jam 80 përqind i krishterë dhe 20 përqind mysliman”, ka thënë Vali, duke shtuar se ka tokë edhe në planetin mars, “Kam blerë 736 hektarë tokë në planetin Mars. E kam kojshi Kimin (presidentin komunist koreano-verior, Kim Jong-un). Ato më i ka blerë e dashura ime miliardere ruse”, ka thënë Vali.
“Princi” thotë se nuk ka më nevojë për femra, pasi që është lodhë nga ato.
“Nuk kam nevojë për femra. E kam mbyllë atë faqe. Kur kam nevojë, e bëj në banjo”, ka thënë ndër të tjerash Vali.
Ai ka treguar edhe si është gjendur ne Itali dhe si është kthyer në Gjilan. lajmi.net
