Ja si do të duket stadiumi ku do të luhet Shqipëri-Serbi (Foto+Video)
Më në fund është publikuar dhe projekti i plotë i stadiumit Loro Boriçi, vend ky ku do të zhvillohet e shumëpritur, ajo kundër Serbisë në kuadër të eliminatorëve për Euro 2016.
Sport
Pas disa muajsh do të shohim një “Loro Boriçi” ndryshe, modern dhe funksional. Tribuna qendrore do të jetë tërësisht e re dhe ajo ekzistuese do të rinovohet. Ky stadium do të mirëpres 17 mijë spektatorë.
Kombëtarja dhe Shkodra do të kenë një arenë futbolli, ku lojtarët dhe tifozët të ndjehen si çdo evropian. Pritet që punimet të nisin shumë shpejt me shpresë që të jetë gati për muajin tetor ku luajnë takimet e fundit të kualifikueseve të Euro 2016 në fushën tonë.
Në këto foto paraqitet ideja e arkitektit Australian, Peter Wilson, transmeton sportal.al.
Për rinovimin e “Loro Boriçi” parashikohet të shpenzohen rreth 10 milionë euro. Kjo shumë është dy herë me e lartë se ajo që u përdor për rikonstruksionin e “Elbasan Arenës”.