Mestre: Nuk e di pse u zëvendësua Neymar
Zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre ende nuk e ka të qartë vendimin e Luis Enriques për të larguar nga fusha e lojës, brazilianin e skuadrës Neymar në përballjen ndaj Sevillës.
Sport
Jordi Mestre ka thënë se nuk e ka kuptuar vendimin e Enriques për ta larguar nga fusha e lojës, Neymarin në takimin e djeshëm ndaj Sevillës.
“Unë nuk e di pse Neymar u zëvendësua. Ai ka luajtur një ndeshje shumë të mirë dhe shënoi një gol. Vetëm Luis Enrique i di motivet e tij”, tha Mestre për Canal+.
“Në pjesën e parë ne ishim fantastik, sidoqoftë, ndeshja ishte shumë sfiduese dhe ne jemi të lumtur që kemi fituar një pikë”, përfundoi Mestre.