Hoti: Edhe sot vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin e zhdukur
Polica e Kosovës dhe FSK në bashkëpunim me KFOR-in, edhe sot do të vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin e zhdukur, që nga dita e premte, Sead Alushi.
Lajme
Kështu ka deklaruar zyrtari i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.
“Po do të vazhdojnë edhe sot kërkimet për 17-vjeçarin e zhdukur, në lumin Ibër. Deri më tash nuk kemi asnjë informatë shtesë lidhur me rastin. Për çdo rast ne do të ju informojmë”, ka thënë Hoti për Indeksonline.
I riu 17 vjeçar, është zhdukur në veri të Mitrovicës dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij.