Tërnava kërkon që festa e Pashkëve Ortodokse të shërbejë për kultivim të tolerancës
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e Pashkëve Ortodokse serbe, ka uruar Peshkopin Teodosije dhe gjithë popullin e besimit ortodoks.
Lajme
Në urimin e tij, Tërnava ka bërë thirrje për mbizotërim të tolerancës në mes të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare në Kosovë.
“Me rastin e festës së pashkëve ortodokse na lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës t’ju urojmë e përgëzojë, duke ju dëshiruar fat, mbarësi e shëndet për ju, familjen tuaj dhe gjithë besimtarët ortodoksë. Gjithashtu uroj që këtë festë të rëndësime ta festoni në harmoni, begati e mirëqenie”.
“I nderuar peshkop, Le të jenë këto ditë feste motiv për të shtuar forcimit e besimit, si dhe kultivimin e paqes, tolerancës e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik në vendin tonë”, përfundon urimi i Tërnavës.