Vazhdon kërkimi i të riut në brigjet e Ibrit
Një i ri rreth 17 vjeçar me mbiemrin Alushi, është zhdukur në veri të Mitrovicës dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Lajme
Njësitet e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it po vazhdojnë ta kërkojnë në brigjet e Ibrit në veri të Mitrovicës, 17 vjeçarin me mbiemrin Alushi.
Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti ka thënë për KosovaPress se kë kërkimin e të riut janë angazhuar shumë njësite të zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, dhe duke përfshirë nga Prishtina, përkatësisht ekipi i zhytësve, por deri në këto momente nuk kanë arritur të gjejnë trupin për të cilit dyshohet se ka rënë në lumin Iber.
……………………………………
Siç raporton KosovaPress, ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma.
Ndërkaq, zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar për KosovaPress se një rast i zhdukjes është paraqitur mbrëmë pas mesnate në stacionin policor të veriut të Mitrovicës.
Sipas tij, prokurori dhe pjesëtarë të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime intensive rreth rastit, duke gjurmuar edhe në lumin Ibër.