Modric i lënduar?
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric i frikësoi të gjithë kur mbajti kofshën e këmbës në duelin kundër Rayo Vallecanos. Por, trajneri Carlo Ancelotti ka insistuar se ylli kroat nuk ka ndonjë problem.
Sport
Të gjithë tifozët e Real Madridit u frikësuan kur panë mesfushorin Luka Modric duke e përfunduar ndeshjen duke e mbajtur muskulin e kofshës në këmbën e majtë.
Ylli kroat së fundmi është rikuperuar nga lëndimi i rëndë dhe prezenca e tij është shumë e rëndësishme për ekipin. Mirëpo, trajneri Carlo Ancelotti ka qetësuar të gjithë.
“Modric nuk ka asnjë problem. Thjesht ishte i lodhur njësoj sikurse disa futbollistë të tjerë, pas përfundimit të takimit”, u shpreh Ancelotti.