Mourinho: Costa do të mungojë disa javë

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka dhënë një lajm shumë të keq për tifozët e skuadrës së tij, duke thënë se sulmuesi Diego Costa do të jetë jashtë fushave të lojës për disa javë.

Sport

04/04/2015 23:55

Jose Mourinho ka thënë se Diego Costa do të jetë jashtë fushave të lojës për disa javë, pas lëndimit që ka pësuar në takimin e sotëm kundër Stokes.

“Unë nuk e di sigurt, mirëpo ai ka lëndim muskular, dhe natyrisht që do të jetë jashtë fushave minimum disa javë. Sidoqoftë, të shohim se çfarë o të ndodh”, tha Mourinho pasta takimit.

“Të jem real, gjëja më e rëndësishme për mua në këtë takim ishte fitorja dhe tri pikët”, përfundoi fjalët e tij pas takimit trajner portugez.