Këta janë emrat e 7 kosovarëve që MPJ i ka evakuuar nga Jemeni
Ministria e Punëve të Jashtme ka evakuuar shtatë shtetas të Kosovës, nga vatrat e krizës në Jemen.
Lajme
Adem Shala, Lindita Shala, Bledar Shala, Blinera Shala, Elma Shala, Basri Dautaj, Mona Ibrahim Mohammed Ahmed, bashkëshortja e Basri Dautaj.
Këta janë shtatë shtetasit e Kosovës që MPJ i ka evakuuar nga Jemeni, kthimi i të cilëve do të ndodh sonte në Aeroportin e Prishtinës, në mbrëmje.
Pas shpërthimit të luftës dhe rrezikshmërisë së lartë për jetë në Jemen, këta shtatë qytetarë kishin kontaktuar për ndihmë Ambasadën e Kosovës në Riad, por operacionet për evakuimin e tyre ishin rrezikuar shumë herë.
Pas disa operacioneve që ishin detyruar të anulohen për shkak të rrezikshmërisë së lartë, autoritetet kosovare ishin ndihmuar nga shteti i Xhibutit dhe këta shtatë qytetarë ishin evakuuar me shtetasit e tyre nga Jemeni.