Konfirmohet përplasja e qëllimshme e Germanwings

Të dhënat nga "kutia e zezë", e dyta, e cila i përket aeroplanit të Germanwings, që u rrëzua në Alpet franceze, konfirmon se bashkë-piloti ka vepruar qëllimisht, njoftuan të premten hetuesit francezë.

Bota

03/04/2015 12:14

Agjencia franceze BEA, e cila ka kryesuar hetimin e tragjedisë së ndodhur me 24 mars, ka njoftuar se edhe të dhënat e reja konfirmojnë se ndihmës/piloti Andreas Lubitz, e ka bllokuar kapitenin jashtë kabinës, kur ai ka dalë në tualet, dhe me qëllim e ka drejtuar aeroplanin drejt tokës.

Regjistruesi i dytë, që njihet si “kutia e zezë” e avionit të kompanisë ajrore Germanwings u deshifrua të enjten.

Të gjithë 150 njerëzit në bordin e fluturimit nga Barcelona në Duseldorf, u vranë. /lajmi.net/

Ndihmës/piloti Andreas Lubitz
Ndihmës/piloti Andreas Lubitz