“Germania Flug AG” – kompani e re ajrore në ANP “Adem Jashari”
Kompania ajrore zvicerano-gjermane “Germania Flug AG” në partneritet me Air Prishtina, ka filluar me fluturime në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në destinacionin Cyrih-Prishtinë-Cyrih.
Lajme
Fluturimi inaugurues i “Germania Flug AG” është bërë sot në kohën e arritjes në 08:40.
Fluturimet e “Germania Flug AG” do të operohen me aeroplanin Airbus 319, tri herë në javë (të mërkurave, të shtunave dhe të dielave).
Fillimi i fluturimeve për në Prishtinë nga “Germania Flug AG” do të rrisë numrin e mundësive për pasagjerët që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe do të ofrojë më shumë opsione për të udhëtuar në Kosovë dhe anasjelltas.
“Kemi kënaqësinë e hapjes së lidhjes së re ndërmjet Cyrihut dhe Prishtinës. Germania dhe Air Prishtina po bashkëpunojnë për shumë vite me radhë në Gjermani dhe jemi krenar që tani kemi një partneritet edhe në Zvicër, gjithashtu”, ka thënë Urs A. Pelizzoni, anëtar i bordit të “Germania Flug AG”.
Ndërskohë, sipas një komunikate për media, edhe Kompania ajrore gjermane “Germania” së bashku me partnerin e saj Air Prishtina, kanë rritur numrin e fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Që nga 29 Marsi 2015, qyteti Bergamo (Itali) po shërbehet me një fluturim në javë (të dielave). /lajmi.net/