Alarm për bombë në avionin e “Turkish Airlines”

Një avion i linjës “Turkish Airlines” ka bërë ulje emergjente pas një alarmi për bombë.

Bota

30/03/2015 14:53

Raportohet se avioni udhëtonte nga Turqia për në Brazil. Ulja e detyrueshme është kryer në Marok.

Alarmi u dha në momentin kur stjuardesat gjetën një pusullë në tualet ku thuhej “Bombë në TK15”, që përkonte edhe me numrin e fluturimit.

Por pas kontrolleve nga ana e punonjësve të sigurisë, nuk rezultoi asnjë objekt i dyshimtë në avion.

Ky alarm vjen pak ditë pasi e gjithë bota u shokua nga përplasja që piloti gjerman i bëri avionit të Germanëings me 150 vetë në bord.