Policë austriakë në Preshevë, objektiv ndalja e migrimit të paligjshëm

Bashkimi Europian do të dërgojë trupa policore austriake për të patrulluar dhe parandaluar trafikun e migrantëve ilegalë (nga lindja).

Lajme

19/03/2015 19:34

Këta policë austriak do të vendosen në pikën kufitare mes Serbisë e Maqedonisë, në afërsi të Preshevës, njoftoi drejtori i policisë serbe, Millorad Veloviq, pas një takimi që pati me homologun e tij maqedonas dhe një delegacioni të policisë austriake, njofton Presheva Jonë.

Sipas Veloviqit, policia serbe në kufi me Maqedoninë ka një fluks mbi mesatar, përkatësisht kap rreth 150 emigrantë të paligjshëm, ndërsa policia maqedonase në kufi me Greqinë ndalon rreth 200 emigrantë të paligjshëm.
“Unë nuk pres se do të ketë një reduktim në këtë numër në të ardhmen. Ka njohuri të sigurt se është e mundur që në mesin e këtyre njerëzve nuk janë ata që janë të gatshëm për të kryer akte terroriste..” tha Veloviq.

Ai njoftoi se pret kolegët nga Austria për tu vendosur në kufi me Maqedoninë.