Nisin sulme të reja të SHBA-ve ndaj IS-it

Shtetet e Bashkuara kanë kryer shtatë sulme të reja ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe 12 sulme të tjera, së bashku me anëtarët e koalicionit, në Irak, ka bërë të ditur ushtria e SHBA-së.

Bota

17/03/2015 19:04

Sulmet në Siri kanë goditur caqet pranë qyteteve Al-Haskah dhe Kobani, thuhet në deklaratë.

Në Irak, ndërkaq, sulmet kanë goditur Falluxhan dhe Mosulin.

Sulmet janë kryer të hënën dhe të martën, ka njoftuar ushtria amerikane./REL/