Stoichkov: Perez do ta shesë Ronaldon

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov është i bindur se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do ta shesë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon.

Sport

17/03/2015 17:19

Stoichkov ka thënë se Perez herët ose vonë do ta shesë Ronaldon, pasi të njëjtën gjë ka bërë me shumë yje të skuadrës gjatë të kaluarës.

“E ardhmja e Ronaldos varet nga Perezit. Sidoqoftë, ai do ta shesë atë herët ose vonë”, tha Stoichkov për të përditshmen spanjolle, AS.

“Sidoqoftë, nëse ai ka nevojë për para, atëherë duhet ta shesë atë tani”, përfundoi legjenda e Barcelonës.

Stoichkov më vonë foli edhe për El Clasicon duke thënë se shpreson që Barcelona ta fitojë takimin dhe të marrë tri pikë nga kjo përballje.