Januzaj me ekip të yjeve në ‘termin’
Adnan Januzaj ka përzgjedhur komplet repartin sulmues të Manchester Unitedit si bashkëlojtarë të tij në rast se do të paraqitej në një ndeshje pesë kundër pesë.
Sport
Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka përzgjedhur sulmueresit e skuadrës së tij si bashkëlojtarë të tij në rast se do të kishte një ekip për ndeshje pesë kundër pesë.
“Nëse nuk më nevojitet një portier, do të zgjedh Rooney, Van Persie, Di Maria dhe Falcao ose Mata”, u shpreh Januzaj për faqen zyrtare të Manchester Unitedit.
Januzaj ka gjetur pak hapësirë për lojë gjatë këtij sezoni.