Tifozët e Barcelonës: Messi nuk shitet

Tifozët e Barcelonës kanë dhënë mendimin e tyre nëse klubi duhet ta shesë sulmuesin Lionel Messi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

13/03/2015 13:09

Shumica e tifozëve të Barcelonës mendojnë njësoj: Lionel Messi nuk duhet të shitet. “Catalunya Radio” ka krijuar një sondazh me pyetjen nëse klubi duhet ta shesë yllin argjentinas.

Dhe, 84 për qind e atyre që u përgjigjën ishin të mendimit se Messi e ka vendin në Camp Nou dhe nuk duhet të largohet nga klubi.

Reprezentuesi argjentinas ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë vitit 2015, duke ndihmuar skuadrën e tij të rikthehet në pozitën e parë në La Ligë, të kualifikohet në finalen e Copa del Rey dhe të jetë shumë pranë çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Më herët gjatë këtij sezoni ai është spekuluar me largim nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.