Barcelona para gjyqit

Barcelona, presidenti Josep Maria Bartomeu dhe ish kreu i klubit, Sandro Rosell, do të gjykohen për evazion fiskal në rastin e transferimit të sulmuesit Neymar.

Sport

13/03/2015 12:43

Gjykatësi Pablo Ruz ka përmbyllur hetimet për rastin e transferimit të Neymarit në Barcelonë dhe ka vendosur që presidenti i tanishëm, Josep Maria Bartoneu, ish kreu i klubit, Sandro Rosell dhe klubi i Barcelonës, do të gjykohen për evazion fiskal.

Lajmi i publikuar nga e përditshmja sportive madrilene “AS”, vjen në periudhën më të mirë të skuadrës deri më tani gjatë këtij sezoni, kur ata kanë tejkaluar Real Madridin në krye të La Ligës.

Por, rasti Neymar dhe mosraportimi i saktë i shifrave të transferimit i ka sjellë telashe klubit.