Kuvendi s’ka bazë për ta hetuar SHIK-un
Avokati i njohur Arianit Koci lidhur me hetimin e SHIK-ut ka thënë se nuk e din se çfarë ka për t’u hetuar aty, pasi që nuk figuron asnjë dokument për ekzistimin e saj.
Lajme
Duke folur në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, avokati Koci ka theksuar se deputetët kanë të drejtë të krijojnë komisione hetimore vetëm për strukturat që i ka krijuar Kuvendi i Kosovës.
“Dyshoj se një komision parlamentar çka mund të hetojë. Nëse SHIK-u është për t’u hetuar, atëherë këtë punë duhet me ia lënë Policisë dhe Prokurorisë”, ka thënë Koci.
Ndërkaq, eksperti i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja ka theksuar se nuk ka mbetur asgjë mbi bazën se për çfarë do të duhej të hetohej SHIK-u.
Edhe analisti Arben Ahmeti ka thënë se nëse SHIK-u nuk ka asnjë dokument për ekzistimin e tij, atëherë kjo është organizatë ilegale dhe Kuvendi nuk duhet të merret me të.