Grabovci: Kuvendi po keqpërdoret, kur po flitet për SHIK-un (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ndonëse ka kërkuar hetim ndaj SHIK-ut, gjatë paraqitjes së tij në Kuvend, ka thënë se foltorja e këtij institucioni, po përdoret për përfitime të votave.

Lajme

12/03/2015 11:27

Ai ka thënë se PDK kërkon hetime, jo vetëm ndaj SHIK-ut por edhe dukurive tjera negative që kanë ndodhur që nga paslufta.

“Ne kemi kërkuar këtu, jo rrallë herë, të hetohet SHIK-u dhe në emër të GP të PDK-së i kam dhënë mbështetje të fuqishme”.

“Jo vetëm SHIK-u, por kemi kërkuar decidivisht të hetohen dhe të gjykohen të gjitha dukuritë negative që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës. Dhe të gjithë kriminelët të dalin para Gjykatës dhe mos të shëtisin të lirshëm para hundëve tona”.

“Mos të përdoret kjo foltore për të torturuar qytetarët e Kosovës për 15 vjet me radhë, për të manipuluar me fatkeqësinë dhe tragjedinë e familjeve tona të cilët i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe kjo për t’u keqpërdorur në kohën e fushatave për të fituar poena politikë”.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe e atyre që pretendojnë të fitojnë në fatkeqësinë e popullit të vetë”.

YouTube player