Ultimatum për Ancelottin
Në rast se humb nga Barcelona në El Clasico, Real Madrid do ta shkarkojë Carlo Ancelottin nga posti i trajnerit.
Sport
Carlo Ancelotti është në rrezik.
Strategu italian ka përfunduar në qendër të kritikave pas serisë negative prej tri ndeshjeve pa fitore, përfshirë humbjen në ndeshjen e kthimit me Schalken në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Andaj, sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Ancelottit i është dhënë ultimatum para El Clasicos me Barcelonën në Camp Nou më 22 mars.
Nëse e humb duelin, Ancelotti pritet të shkarkohet nga detyra.