Mori fund për Odegaardin

Përpos humbjes kundër Schalkes, skuadra e Realit i ka dhënë një lajm shumë të keq talentit të skuadrës, Martin Odegaardit.

Sport

11/03/2015 15:24

Ancelotti nuk e ka ftuar fare Odegaardin për ndeshjen e djeshme në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së Schalkes.

Dhe, ajo ishte mundësia e fundit që ai të bëhej lojtari më i ri që luan ndonjëherë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Tashmë gjithçka ka marrë fund. Pavarësisht se kur do të debutojë në Ligën e Kampionëve, Odegaard nuk do të jetë lojtari më i ri që do të luajë në këtë garë.