Cilat vende kanë borxhe më të mëdha, Kosova nën 10 për qind

Kriza financiare para tetë vjetësh përfshiu botën, dhe kjo është arsyeja që ekonomia globale ende ngufatet në borxhe. Kësisoj, borxhi publik ka arritur shumën prej 270 bilionë dollarësh, zbulon Instituti global “McKinsey”.

Lajme

10/03/2015 23:50

Vendet e reja industriale janë të ngarkuara me borxhe, derisa bota e zhvilluar tenton t’i ulë shpenzimet.

Evropa nuk është i vetmi kërcënim për stabilitetin financiar global, Borxhi i pëgjithshëm i Kinës është katërfishuar nga vitit 2007, duke arritur në 28 bilionë dollarë. Ky borxh përbën 282 për qind të GDP-së, kurse pjesëmarrja e borxhit kinez është më e madhe se pjesëmarrja e SHBA-ve, ndërsa në vend të parë është Japonia.

Në mapën e McKinsey mund të shihet borxhi publik i secilit vend të botës.

Në këtë hartë shihet se borxhi publik në Kosovë është më i vogël se 10 për qind (5.9), kurse më i larti është në Japoni, Kinë, SHBA….

Në rrethanat e reja të një borxhi të tillë, që është më i larti në 200 vjetët e fundit, FMN-ja ka tërhequr vërejtjen se botës i nevojitet të ndërmarrë masa, si pshm. tatimi në kursime bankare dhe norma më e lartë e inflacionit, në mënyrë që t’i hyhet rrugës së përmirësimit të ekonomisë globale.