Përfundon takimi i drejtorëve të policive në Beograd
Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni është pritur sot në takim në Beograd nga homologu i tij serb, Milorad Veljoviq. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të EULEX-it.
Lajme
Në takimin mes Maxhunit dhe Veljoviq është diskutuar lidhur me problemet aktuale pas shtimit të numrit të emigrantëve nga Kosovës, të cilët përmes Serbisë, po kalojnë në vendet tjera evropiane.
Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për luftën e përbashkët të Kosovës dhe Serbisë kundër krimit të organizuar si dhe për sigurinë përgjatë kufirit mes dy shteteve.
Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe në lidhje me rrjedhën e hetimeve për vrasjen e xhandarit serb, Stevan Singjeliq, thuhet në një njoftim për media.