Arrestohet shtetasi anglez në Gjakovë, i dyshuar për pedofili

Një shtetas anglez është arrestuar si i dyshuar për keqpërdorim seksual ndaj dy të miturave në Gjakovë.

Lajme

10/03/2015 13:20

Ky lajm është paraqitur në raportin policorë, ku thuhet se njësiti hetimor i trafikimit me qenie njerëzore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me prokurorin themelore të Gjakovës kanë arritur ta kapin të dyshuarin.

Sipas tyre, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe se hetimet për rastin po vazhdojnë .