Zaev bombën e radhës e lanson në sallë me publikë

Partia opozitare në Maqedoni, LSDM ka paralajmëruar se sonte me fillim në ora 19:00 në Sallën Universale në Shkup do të mbahet një konference për media, me ç’rast lideri i saj, Zoran Zaev, do të publikojë përgjime të reja që kanë të bëjnë me parregullsitë gjatë procesit zgjedhore.

Lajme

10/03/2015 12:54

Për dallim prej herëve tjera kur LSDM konferencat i mbante në selinë e partisë, kësaj radhe u përcaktua për një format tjetër, në fakt konferencën e sotme do ta mbajë në Sallën Universale, ku do të marrin pjesë krahas mediave edhe një numër I madh i përfaqësuesve të kësaj partie.

Mbrëmë lideri i opozitës Zoran Zaev në një intervistën për “Top Channel” i pyetur se në bazë të informacioneve që posedon , cili është roli i partive shqiptare në Maqedoni, Ai duke iu referuar informacioneve që ka, u përgjigj se edhe partia shqiptare në pushtet BDI, por edhe e ashtuquajtura parti opozitare PDSH-janë hyzmeqare të pushtetit.

“Qeveria i kontrollon plotësisht dhe janë të pafuqishme për shkak të punës për përfitimeve personale. Pushteti përmes shantazheve i ka vënë nën kontroll”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ndryshe të premten e kaluar Zaevi shpalosi një sërë parregullsish gjatë procesit zgjedhor të vitit 2013, kur në vend u mbajtën zgjedhjet lokale./AlsatM/