Keqpërdorim i 100 mijë euro, arrestohet menaxheri i BPB-së në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar menaxherin e një filiale të një banke në Kamenicë, i cili në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i ka shkaktuar dëm material bankës në vlerë prej rreth 100 mijë euro.

Lajme

10/03/2015 11:43

Burime të lajmi.net, brenda policisë së Kosovës, bëjë të ditur se bëhet fjalë për filialin e Bankës Private të Biznesit (BPB).

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Njësiti i Hetimit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara, dje ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

Ata dyshohen se kanë lëshuar kredi pa mbulesë, shfrytëzim të personave të tjerë për të garantuar, deponim në llogari të klientëve dhe lejim i kredive pa dijeni të tyre të cilat mjete i kanë shfrytëzuar për nevoja personale.

Të dyshuarit sipas policisë, po ashtu në mënyrë të paautorizuar janë qasur në llogari bankare, kanë tërhequr dhe transferuar mjete pa autorizim në llogari bankare të klientëve. (lajmi.net)