Howard Webb flet për incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri
Gjyqtari i famshëm anglez, Howard Webb ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në takimi Serbi-Shqipëri, duke thënë se ato ishin ngjarjet më të ndhunshme që ka parë në karrierën e tij profesionale.
Sport
Howard Webb ka pasur vetëm fjalë të këqija për Serbinë dhë tifozët e saj, duke thënë se ngjarjet që ndodhën atje ishin shumë të dhunshme.
“E kam parë ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre. Ajo ishte vërtetë më e dhunshmja që e kam parë ndonjëherë”, tha ëebb për gazetën Sport Plus.
Përndryshe, ndeshja në fjalë është zhvilluar në Beograd më 14 tetor të vitit të kaluar, dhe është ndërprerë shkaku i dhunës së përdorur nga tifozët e skuadrës vendase.