Maxhuni nesër në Beograd

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni i shoqëruar nga zyrtar të lartë të EULEX-it do të realizoj një takim me homologun e tij në Beograd.

Lajme

09/03/2015 18:28

Kjo vizitë bëhet me synimin e avancimit të bashkëpunimit policor me të gjitha shtetet e rajonit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku theksohet se bashkëpunimi i të gjitha shteteve rajonale ndërlidhet edhe me politikat e BE-së në kuadër të iniciativave rajonale.

“Bashkëpunimi policor me të gjitha shtetet e rajonit në përgjithësi e në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar trans kufitar, dhe dukurive tjera negative, ka qenë, është dhe do të jetë prioritet strategjik i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.