Putini nderon ‘servilin e tij” çeçen
Presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka ndarë Ramzan Kadyrovit, një medalje të lartë shtetërore, një ditë pasi lideri çeçen e mbrojti një të dyshuar për vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov.
Bota
Dekreti i nënshkruar nga Putini është publikuar në faqen zyrtare të internetit më 9 mars, raporton RFE.
Aty thuhet se Kadyrovi, në mesin e zyrtarëve dhe personaliteteve të tjera ruse të tjerë, janë nderuar me ‘Urdhërin e Nderit’ për arritje profesionale, aktivitete publike dhe shumë vite të punës së madhe.
Në profilin e tij në Instagram, Kadyrov të dyshuarin për vrasjen e Nemtsovit, Zaur Dadyev, e ka cilësuar si “një patriot të vërtetë rus dhe një mysliman të devotshëm që ishte shokuar nga karikaturat e Profetit Muhammed në revistën satirike franceze, Charlie Hebdo”.
Boris Nemtsov u vra vetëm pak metra larg Kremlinit më 27 shkurt.
Putini mbështetet në Kadyrovin për të mbajtur nën kontroll Çeçeninë, ku aktivistët për të drejtat e njeriut e akuzojnë pushtetin se e ka krijuar një klimë të frikës për të mbajtur kryengritjen islamiste nën kontroll.