Aksidentohet autobusi me mësues dhe nxënës, 1 i vdekur, 10 të plagosur

Udhëtimi drejt shkollave i mësuesve dhe i nxënësve përfundoi në tragjedi mëngjesin e sotëm.

Lajme

09/03/2015 09:51

Autobusi me të cilin po udhëtonin mësuesit dhe nxënësit u përplas me një automjet tip “xhip” në fshatin Çekrez, të Gramshit në Shqipëri.

Si pasojë e aksidentit mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

Raportohet se viktima është një 55-vjeçari Hysen Braçja, i cili ka qenë duke udhëtuar me xhipin me targa AA875CK.

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se, autobusi me targa AA643CK transportonte nga Sulti drejt Skënderbegasit mësuesit dhe disa nxënës të shkollave të kësaj komune.

Të plagosurit, kryesisht nxënës dhe mësues, janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.